Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani.
Për gazetarët para se të hynte në sallën ne Kuvendit, Nufi u shpreh se paralajmërimi është dhënë nga të gjitha ambasadat amerikane, jo vetëm nga ajo në Tiranë.
“Nuk ka vend për shqetësim. Ambasada Amerikane ka bërë deklaratën e saj në përputhje me masat e sigurisë për qytetarët amerikanë. Vend për të pasur kujdes për sigurinë patjetër që ka. “, tha ai mes të tjerash.





