Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër.
Sipas informacioneve paraprake, një fëmijë 10-vjeçar ka kallëzuar një 17-vjeçar si autor të dyshuar të ngjarjes. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 9 dhe 10 vjeç, të cilët konsiderohen dëshmitarë.
I mituri pritet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në Tirana, për të bërë verifikimin e plotë të pretendimeve dhe për të dokumentuar çdo element të mundshëm që lidhet me rastin.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Të miturit e përfshirë janë pjesë e komunitetit rom.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht këtë rast të rëndë.





