Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca e katërt në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i arrestuar prej më shumë se 1 viti, ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe bashkëpunëtorëve të tyre, të cilët akuzohen për një sërë veprash të rënda penale.

Vetë Veliaj nuk është paraqitur në kafazin e xhamit, por prezent është ish-polici i Burgjeve Fatjon Baci, i cili nga gjykata u kërkua shoqërim i detyrueshëm.

Po ashtu prezent në gjykatë është vetëm prokurori Ols Dado dhe avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, edhe ky vetë subjekt i drejtësisë i vënë në akuzë për korrupsion.

Erion Veliaj ka dërguar një shkresë GJKKO-së ku shkruan: “Përfaqësohem nga Plarent Ndreca dhe do të jem prezent pasi të kem lexuar të gjitha aktet hetimore në paraburgimin e Durrësit”.

DEBATE NË SALLË MES MAKS HAXHISË DHE OLS DADOS

Maks Haxhia avokati i Ajola Xoxës ka deklaruar se: “Në cilësinë e kreut të Dhomës së Avokatisë dua ta di nëse avokatia e caktuar kryesisht është njohur me dosjen apo jo”.

Prokurori Ols Dado: Nuk ke ardhur si kryetar i Dhomës, këtu je avokat.

Fation Baci: I caktohet avokate kryesisht Pranvera Doci.

Maks Haxhia: Jam legjitimuar të ndjek ligjin. Avokatët që keni caktuar kryesisht është njohur me dosjen hetimore apo jo? Pra përfaqesuesja ligjore Pranvera Doçi e caktuar kryesisht për Fatjon Barcin. Duam të bëjmë proces jo sa për të pasur një avokat. Të lutem prokuror të mbaroj unë. Sepse po bëhet qesharak procesi.

Ols Dado i drejtohet Maks Haxhisë: Nuk je kryetar i Dhomës zotëri, je avokat i të pandehurit. Ti urdhëron këtu të flas apo nuk flas unë?

Ndreca kërkesë gjykatës: Me 17 mars jam pajisur me prokurë nga Veliaj. Me 24 mars kam qenë për herë të parë në seancë. Më pas iu kam kërkuar një orar për t’u konsultuar me dosjen.

Kam marrë përgjigjje dhe kam filluar punë për të shikuar dosjen. Kam qenë me një grup avokatësh duke parë dosjen. Sipas akteve të mbajtura nga OPGJ, Veliajt i mungojnë disa fashikuj të dosjes. Kërkoj nga gjykata një afat dyjavor për të parë se çfarë mungon nga dosja dhe në përfundim të jem gati për mbrojtjen.