Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Durrës nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Marrëveshja u firmos nga rektorja e UAMD-së, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe Kreshnik Ternova, Drejtor Rajonal i Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Institucionet zotohen të bashkëpunojnë këto fusha:

  • Praktika mësimore të studentëve;
  • Aktivitete të përbashkëta hulumtuese, konferenca dhe botime;
  • Pjesëmarrje në seminare, konferenca dhe ngjarje akademike;
  • Shkëmbime të materialeve akademike si dhe informacioneve të tjera të nevojshme;
  • Organizimi i shkollave verore për studentët.
  • Partneritet për aplikime për projekte në programe të tilla si Erasmus +, Horizon 2020 etj;
  • Shkëmbimi i stafit akademik dhe/ose administrativ.

Ternova shprehet i lumtur që DRSHTRR do të ndihmojë në përmirësimin e njohurive të studentëve ë këtij univeristeti përkatësisht në degët profesionale Bachelor si: Teknologji Automobilash dhe Menaxhim Transporti Tokësor.