Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në konferencën e sotme për shtyp është pyetur mbi fatin e Ervis Martinaj, i cili është shpallur i zhdukur nga babai i tij.

Ai u shpreh se nuk mund të komentojë sepse këtë e bën vetëm prokurori i çështjes.

“Nuk dua të bie në përsëritje. Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve nga policia, e bën vetëm prokurori i çështjes. Nuk kam koment aq më tepër për afate se afatet përcaktohen në varësi të kompleksitetit të çështjes. Ndaj s’mund të ketë komente nga ana ime”, tha Lamallari.