Partia Socialiste këtë të premte ka depozituar në Kuvend kërkesën për përjashtimin nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare të sekretatit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokës dhe deputetes demokrate, Elda Hoti.
Kjo kërkesë vjen një ditë pasi, deputetja Elda Hoti i hoqi kartën deputetes Bora Muzhaqi për t’i ndërprerë fjalën teksa opozita kishte bllokuar foltoren.
Balla më pas u ngrit në këmbë dhe debatoi me deputeten Hoti. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi për shkak të situatës ndërpreu seancën për pesë minuta. Në momentin kur kamerat kanë qenë fikur, mësohet se Noka ka hedhur një shishe uji në drejtim të Ballës.





