Gjykata Administrative ka shtyrë seancën në lidhje me padinë e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka kërkuar pavlefshmëri të emërimit si prokuror në vitin 2008. Seanca e radhës do të mbahet më 8 maj, ora 14:00.

 “Seanca shtyhet që të rregullohet ndërgjyqësia në të kundërt do të vendoset pushimi i padisë”, u shpreh gjykata.

Kujtojmë që më herët, Veliaj u shpreh gjatë seancës se me Ols Dadon është në konflikt interesi duke theksuar se ai ka kërkuar leje ndërtimi, ndërsa shtoi se edhe emri i Nesti Angonit, denoncuesit të tij, nuk ekziston.

“Me Ols Dadon jam në konflikt interesi, pasi ai me telefonin e prokurorisë ka kërkuar leje ndërtimi. Dado vinte shpesh në Bashkinë për të kërkuar jo vetëm leje për veten. Vënia e njerëzve në detyra kur nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm tek unë por tek bashkia e Tiranës, ka sjellë pasoja të rënda. Sot nuk firmos më tek bashkia e Tiranës, që kanë të bëjnë me këtë njeriun. Sot  plehrat janë sheshit, se edhe unë erdha sot këtu dhe pashë. Ditën që jam arrestuar kam inauguruar një kopsht në Kashar,  janë 14 muaj s’është hapur një kopsht”, tha Veliaj, i cili shtoi “duke parë çfarë hallesh ka KLP këto kohë, çmund të themi”.