Pak ditë pasi kërkoi në Këshillin Bashkiak të Durrësit rritjen e ndihmës ekonomike, që përfitojnë familjet në nevojë, këshilltarja Anisa Ibraj ka dalë sërish me një deklaratë.
Duke iu referuar fjalës së kryeministrit Edi Rama se të gjithë personat që përfitojnë ndihmë ekonomike do të pajisen me kartë për të blerë ushqime në vende të specializuara me kasë, Ibraj e fton kreun e qeverisë që ta shtyjë muajin me ato që ajo i cilëson ndihma qesharake.
Postimi i këshilltares Ibraj:
Kur ngrita shqetësimin ne mbledhjen e fundit për ndihmën ekonomike në këshillin bashkiak Durrës, fjala ime u ndërpre, sepse po flisja për një realitet që shumë familje e jetojnë çdo ditë. Sot dëgjoj deklarata për karta dhe lista ushqimesh, por ajo kartë nuk ka asnjë vlerë nëse nuk shoqërohet me rritje reale të ndihmës ekonomike.
Ne fakt një përqindje e madhe e përfituesve nuk janë burra që shpërdorojnë para se ka merak ky Zoteria qe pijne raki…se i ngaterron me veten qe pi vere 30.000€, por gra kryefamiljare që përpiqen të mbajnë familjet me 20 mijë lekë të vjetra në muaj.
Dhe do të ishte mirë që një herë të vetme, Kryeministri të provonte të shtynte një muaj me këto ndihma qesharake.





