Vjosa Osmani ka përfunduar sot mandatin e saj si Presidente e Republikës së Kosovës.
Në një ceremoni që po zhvillohet në ambientet e Presidencës, Osmani po i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut, Kryetares së Parlamentit.
“Ju dëshiroj shumë suksese për gjatë kohës që ju do të qëndroni këtu si ushtruese e detyrës. Nuk do t’jetë punë e lehtë, edhe unë i kam provuar të dyja pozitat në vitin 2020 dhe një periudhë në vitin 2021, pra të jem edhe kryetare e Kuvendit edhe ushtruese e detyrës së presidentes. Sado që të dyja detyrat kanë sfidat e veta, të jesh kreu i shtetit, njëkohësisht të udhëheqësh politikën e jashtme të vendit dhe ushtrinë e vendit e shumë detyra të tjera, duke filluar nga përfaqësimi i unitetit të popullit janë përgjegjësi e jashtëzakonshme në cilat ju dëshirojmë shumë sukses e shëndet në ditët në vijim”, tha Osmani gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të pozitës së detyrës së presidentes.
Haxhiu do të mbajë kompetencat e kreu të shtetit, teksa Kosova pritet të zgjedhë në vijim presidentin e ri të vendit.





