Publiku ka vendosur që mes dy banoreve, finalen e para ta prekë Selin.
Në prime-n e së mërkurës, Brikena, si lidere e shtëpisë, duhej të zgjidhte një banor për të shkuar në televotim ‘kokë më kokë’ për finale.
Ajo duhej të zgjidhte mes banoreve që kanë qenë pjesë e garës që nga dita e parë, më konkretisht mes Mirit dhe Selin, dhe zgjodhi Selin.
“Nuk kam fjalë. Falenderoj çdo votë që ka shkuar për mua. Këtë fitore të parë ia dedikoj familjes sime”, tha Selin.
Finalja e madhe do të mbahet më 18 prill.





