Këngëtarja Ronela Hajati ka zbuluar të vërtetën për lidhjen e saj.
E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ajo ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj sentimentale.
Ajo konfirmoi se është ndarë nga artisti Young Zerka.
Kjo ndarje, për të cilën po dëgjojmë vetëm tani, ka ndodhur që përpara izolimit dhe periudhën e karantinimit Hajati tregon se e ka kaluar vetëm. Por kjo vetmi duket se i ka pëlqyer këngëtares, e cila u shpreh:
“Jam vetëm, jam më e padashuruar se kurrë. Karantina më ka ndihmuar ta gjej vetën.”





