Një i dënuar me mjekim të detyruar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në spital, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. 

Policia bën me dije se janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe janë njoftuar institucionet përkatëse dhe familjarët.

Njoftimi i policise
I dënuari Hajri Ramazan Robi ka ndërruar jetë rreth orës 05:00 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Reanimacionin Qendror, si pasojë e arrestit kardio-respirator.

I dënuari me mjekim të detyruar, Hajri Ramazan Robi, i datëlindjes 07.01.1958, lindur dhe banues në Durrës, ishte arrestuar më datë 12.03.2026 për veprën penale “Dhunë në familje”. Ai ka hyrë në IEVP Lezhë më datë 14.03.2026, në zbatim të Vendimit Nr. 156, datë 13.03.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Më datë 30.03.2026, i dënuari është transferuar nga IEVP Lezhë dhe është shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve. Në datë 02.04.2026 është shtruar me urgjencë në Reanimacionin Qendror, i diagnostikuar me hipertension arterial, diabet mellitus dhe frakturë subtrokanterike të majtë.

Janë zbatuar të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore për këtë rast, duke u njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Prokuroria, Komisariati i Policisë, si dhe familjarët.