Vijon bashkëpunimi ndërkombëtar për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me partnerët e huaj, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në Spanja i shtetasit Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas autoriteteve, Ogiçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është dënuar me 20 vite burg për veprat penale “rrëmbimi i personit” dhe “trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i tij u realizua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes strukturave ligjzbatuese shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa pritet vijimi i procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.