Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se forcat izraelite do të ndjekin dhe eliminojnë udhëheqësit e Iranit nëse sulmet me raketa ndaj Izraelit vazhdojnë.

Në një deklaratë video, Katz theksoi se çdo sulm ndaj civilëve izraelitë do të ketë pasoja të rënda për Iranin, duke paralajmëruar goditje ndaj infrastrukturës kombëtare dhe kapaciteteve operacionale të vendit.

“Për sa kohë që raketat vazhdojnë të synojnë civilët izraelitë, Irani do të paguajë një çmim të rëndë që do të degradojë dhe në fund të fundit do të paralizojë infrastrukturën e tij kombëtare dhe kapacitetin operacional të regjimit”, tha Katz në një deklaratë video.

“Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të ndjekim dhe neutralizojmë udhëheqjen e terrorizmit dhe të godasim objektivat e sigurisë dhe asetet strategjike në të gjithë Iranin.”