Një 43-vjeçare u arrestua nga policia në Gjirokastër pasi lokalin e saj e shfrytëzonte për prostitucion.

Po në ambientet e këtij lokali u gjet i pajetë një 72-vjeçar ditën e djeshme (22 qershor).

”Specialistët e seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë ndalimin me iniciativ të shtetases M. Z., 43 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi në ambientet e lokalit e saj në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72 vjeç, banues në Dropull”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk u konstatuan shenja dhune.

Materialet në ngarkim të shtetases M. Z.  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër  për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.