Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu foli për nivelin e lartë të çmimit të naftës.

Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për nivelin e lartë dhe absurd për taksimin e litrit të naftës, që është sa 60% e çmimit.

Ky nivel për Berishën është më i lartë në botë dhe ndëshkon qytetarët.

Berisha: Gjer sot qeveria nuk ka asnjë ulje, e ka vendosur nivelin 240. Nga rritja e çmimit nga 170 në 240 qeveria ka akumuluar rreth 80 mln euro në vit. Asnjë qindarkë e tyre nuk është shpërndarë as për pensionistët dhe qytetarët. Krahas përgjysmimit të nivelit të taksimit të litrës së naftës, nuk ka një vend në botë, që të ketë taksuar litrin e naftës 60% të çmimit me të cilën shitet.

Niveli më i lartë në botë. Niveli më absurd. Ulja me urgjencë e kësaj barre fiskale e domosdoshme për të parandaluar sadopak, amortizuar pasojat shumë të rënda të efekteve të rritjes së çmimit të naftës. Bizneset të marrin kompensimin për rritjen e çmimit të naftës. U jep mundësi pensionistëve të vazhdojnë jetën e tyre dhe bizneset të mos falimentojnë. Të gjitha këto me këtë qeveri janë të pashpresa.