Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri njoftoi për përfundimin e një trajnimi të veçantë me Policinë Kufitare.

Trajnimi u përqendrua tek teknikat praktike për zbulimin e dokumenteve të paligjshme dhe forcimi i aftësive për vlerësimin e riskut.

Ambasada thekson se ky bashkëpunim synon të rrisë sigurinë e kufijve dhe të përmirësojë përgjigjen ndaj kërcënimeve ndërkufitare, duke forcuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.