Drejtuesi i ri politik i Durrësit Blendi Klosi, ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiaken Emiriana Sako dhe Shtabin Qendror të Durrësit.
Ashtu siç bën me dije Klosi përmes një postimi në rrjetet sociale, takimi u bë në kuadër të riorganizimit dhe rienergjizimitë të Partisë Socialiste.
“Pas një analize të detajuar të rezultatit të zgjedhjeve të fundit, fillojmë procesin zgjedhor në të gjitha strukturat e Partisë duke përfshirë forumet tona nga drejtuesit e organizatave deri te kryetarët e partive”, shkruan Blendi Klosi.





