Një emigrant shqiptar 56-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë në qytetin Prato në Itali. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një ofiçinë mekanike në pronësi të një kompanie kineze, raporton La Repubblica.

Shqiptari po kryente punime ndërtimi në çatinë e ofiçinës kur është rrëzuar nga një lartësi rreth 7 metra. Ai ka humbur jetën në vendgjarje pasi ka marrë një goditje të fortë në kokë gjatë rrëzimit.

Autoritetet policore italiane kanë hapur një proces hetimor për të zbardhur motivet e këtij aksidenti. 56-vjeçari shqiptar jetonte në qytetin e Firences e sipas mediave italiane familja e tij jeton në Shqipëri.