Një e moshuar është plagosur në Korçë pasi është rrëzuar nga shkallët e një pallati.
Ngjarja ka ndodhur pranë Teatri “Andon Zako Çajupi”.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte duke shkundur një tapet kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët.
Si pasojë e rrëzimit, ajo ka marrë dëmtime dhe është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.





