Një aksident i rëndë ka ndodhur pak orë më parë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan.

Sipas raportimeve paraprake, drejtuesi i një mjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përplasur barrierat mbrojtëse pranë kryqëzimit të fshatit Sovjan, duke përfunduar në anë tjetër të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se shoferi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.