Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi se integrimin e Shqipërisë, po e mban peng imuniteti i Belinda Ballukut.
Tabaku theksoi se në Parlament po thuhen vetëm gënjeshtra dhe se çështjet kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt në integrimin e vendit anashkalohen.
“Duhen mbajtur përgjegjësi për fjalën që thotë kushdo që flet këtu. I kemi kërkuar në konferencë kryetarëve listën e ligjeve, nuk është publikuar. Vota për imunitetin për zv.kryeministres, ajo sot po mban peng procesin. Lista me 23 ligje sigurisht që do duhej diskutuar, por sot Shqipërinë po e mban peng ajo vota kundër imunitetin për Belinda Ballukun. Sepse listat që tunden këtu në parlament janë thjesht gënjeshtra të radhës”, tha me të tjerash ajo.





