Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë mbledhur sot për të rishikuar praktikën gjyqësore mbi caktimin e masës së “arrestit në burg”. Gjatë nisjes së seancës, prokurori Arqile Koça kërkoi zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura për shkak të hetimeve, ndërsa avokati Luan Hasnëziri pranoi kufizimin e mediave vetëm për pjesën specifike të diskutimit.

Pas këshillimit, trupa gjykuese vendosi që shqyrtimi të kryhet në dy faza, ku faza e parë do të jetë e hapur për publikun dhe median. Ky proces synon të ndryshojë vendimin orientues të vitit 2011 për rastin Kumbaro përmes tri pikave kyçe të rishikimit.

Nevoja për këtë ndryshim lindi nga standardet e reja të Strasburgut për çështjen “Gëllçi” dhe ndryshimet e fundit ligjore, të cilat saktësojnë se dyshimi i thjeshtë nuk mjafton për të justifikuar izolimin pa afat. Në seancën e drejtuar nga Sokol Sadushi, palët do të paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me rastin konkret të të dyshuarit Bektash Zeneli. Ky i fundit u arrestua në flagrancë me një sasi prej 7.5 kilogramë kanabis, duke u bërë shkak për këtë lëvizje të rëndësishme juridike.

Prokurori Arqile Koça: Çështja e sotme mbart me vete që lidhen me dy pikat kryesore, të pari me njësimin e praktikës dhe po ashtu edhe çështjen konkrete, ne kërkojmë që seanca të jete me dyer të mbyllura, për shkak të problematikave që ka çështja. Për sa i përket njësimit të praktikës të jetë e hapur aq sa mund te lejohet, por për çështjen të mos jene të pranishëm mediat.

Avokati Luan Hasneziri: Jam dakord me prokurorin, që për çështjen konkrete të zhvillohet diskutimi me dyer të mbyllura.

I pandehuri është Bektash Zeneli i arrestuar në flagrancë me 7.5 kilogramë kanabis.

Kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë, pasi u kthyen nga dhoma e këshillimit, vlerësuan se është e nevojshme që për pjesën e unifikimit të praktikës, seanca gjyqësore të ketë dy faza: një pjesë e parë publike që lidhet me unifikimin e praktikës, ndërsa faza që lidhet me çështjen konkrete do të jetë me dyer të mbyllura.

Relatori i parë, Ilir Panda: Relacioni që u është vënë në dispozicion lidhet me të drejtën themelore që trajton Kushtetuta. Në këtë relacion rezulton se në tetor të 2025 policia në zonën e Lezhës ka kryer kontroll në banesën e këtij shtetasi, pasi u gjet një sasi lënde narkotike, dhe prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit arrest në burg dhe arrestimin e ligjshëm të arrestit. Shkalla e parë, Gjykata e Lezhës, ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë. Ndër të tjera, gjykata ka vendosur të zbatojë edhe vendimin unifikues të vitit 2011 të Gjykatës së Lartë, që shërbente për nevojat për caktimin e masave të sigurimit. Nëpërmjet mbrojtësit është bërë ankim nga i arrestuari në apel dhe më pas Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurimit arrest në shtëpi.

Më tej relatori Panda u shpreh “lidhur me ndryshimin e pjesshëm të praktikës gjyqësore të unifikuar, me arsyetimin se disa vendime kërkojnë shqyrtim të veçantë dhe me këtë argument çështja kaloi në shqyrtim te Gjykata e Lartë. 1. Arsyetimi i caktimit të masës së sigurimit me karakter shtrëngues. 2. Masa duhet të jetë në përputhje edhe me marzhin e dënimit që ka vepra. 3. Masa nuk aplikohet kur i pandehuri paraqet prova pozitive.

Vendimi unifikues i vitit 2011 është aplikuar deri më tani nga të gjitha gjykatat, por në këtë praktikë kolegjet e bashkuara kanë arritur në përfundimin se duhet që të rishikohet vendimi për sa i përket masave të sigurimi dhe llojin e masës së sigurimit të zgjedhur veçanërisht asaj arrest në burg“.

Prokurori Arqile Koça shpjegon ndryshimet ligjore, qëndrimet e Strasburgut dhe si vendosen masat e sigurisë në Shqipëri: Paraburgimi vendoset nga gjykata jo më vonë se 48 orë. Në të gjitha rastet kur hiqet liria, qytetari mund t’i drejtohet gjykatës. Për efekt të shqyrtimit të sotëm, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut përcakton se masat shqyrtohen nga gjykatat. Rasti i Gëlliçit nuk është i vetmi që është shqyrtuar nga GJEDNJ; ka raste të tjera nga vende të tjera të standardit. Kodi i procedurës penale thotë se arresti në burg vendoset kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme, ndërsa ndryshimet ligjore ofrojnë masa edhe të tjera, si garancia pasurore. I rëndësishëm është ndryshimi që legjislatori ka bërë për arrestin në shtëpi, ku përcaktohet se kur jepet arrest në shtëpi, gjykata përcakton edhe mënyrën e mbikëqyrjes së saj; për ne është e rëndësishme kjo pikë. Më tej thuhet se gjykata nuk mund të japë një masë më të ashpër se ajo e kërkuar nga prokurori.

Prokurori: Konventat thonë se pavarësisht se një shtetas është i paraburgosur ai duhet të gjykohet brenda nië afati të arsyeshëm. Kufizimi i lirisë sipas ligjit nuk mund të jetë represiv, por nga ana tjetër jepen garancitë qe personi nën hetim të mos i shmanget gjykimit në një shtet të së drejtës.

Kodi i procedurës penale kërkon që vendimi të merret në mënyrë të arsyetuar. Ndryshimet procedurale të ligjit të 2011 që janë pësuar përcakton se vendimi kur ka masa të karakterit shtrëngues të jetë i arsyetuar. Vendimi unifikues i 2011 ( që po shqyrtohet sot) përmendët se gjykata nuk ka detyrim pse masat e tjera nuk janë të përshtatshme. Nga ana jonë konstatohet se ne gjykojmë se është në praktikë të mirë gjyqësore ndryshimi i këtij vendimi unifikues. Qëndrimi i Gjykatës së Lartë i 2011 nuk është në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe dispozitat e tjera qe analizuam.

Kujt i takon barra e provës në lidhje me caktimin e masës arrest në burg kur vendimi unifikues i mëparshëm thotë se papërshtatshmëria e kësaj mase (arrestit në burg) vendoset vetëm nëse i pandehuri paraqet prova pozitive (ndaj tij). Vendimi i gjykatës dhe ndryshimet që KPP ka pësuar në kohë, konstatojmë se në praktikë i përket prokurorit barra e provës. Por gjykata nuk është e kufizuar. Ne mbajmë qëndrimin e mëposhtëm: Barra e provave i takon prokurorit. Papërshtatshmëria e një mase sigurimi nuk mund të varet nga provat pozitive që sjell i pandehuri (shpjegimi: Duhet të sjellë prova prokurori që ngre akuzën dhe jo t’i thuhet të pandehurit ‘gjej ti prova që s’ke bërë gjë’).