Shëtitorja “Taulantia” pritet të përfundojë së shpejti, duke i dhënë jetë një projekti transformues të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe të ideuar nga studioja prestigjioze ndërkombëtare Bofill Taller de Arquitectura.

Kryeministri Edi Rama, ishte në Durrës ku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve në kantier, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako dhe Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli.

Aktualisht po vijon puna për montimin e strukturave hijezuese, ndërkohë që brenda muajit qershor, kjo shëtitore e rilindur do të jetë gati për të mikpritur turistët e shumtë.