Kolegjet e Bashkuara janë mbledhur për ndryshimin e praktikës së njësuar të deritanishme për masat e sigurisë.
Mësohet se Gjykata kërkoi nga prokurori, Arqile Koça të shpjegojë arsyet për ndryshimin e praktikës.
Prokurori u shpreh se masat alternative shpesh janë të pazbatueshme. Ai theksoi se, gjykata duhet të shqyrtojë interesin publik dhe të drejtat e njeriut.
Diskutimi:
Gjykata e lartë pyet prokurorin: Pse duhet ndryshuar praktika?
Prokurori: Më e qarta është rekursi i prokurorit të apelit. Ka një kuptim të ndryshëm në lidhje me atë që quhet praktikë e Gjykatës së Lartë. Se si qëndron raporti për praktikën gjyqësore, unë nuk kam qëndrimin qe duhet të sqarohet. Marrim parasysh qëllimet e asaj që duam të arrijmë dhe qëllimet janë pozitive, për përmasimin e legjislacionit.
Gjykata e Lartë: Atëherë nëse pranojmë parimin qe barra e provës i takon pakurorit në raport me caktimin e masës së kërkuar, pse ka detyrim gjykata të shqyrtojë përshtatshmërinë e masave të tjera.
Prokurori: Problemi është tek harmonizimi, kemi problem mos kalohet tek ekstremi tjetër se ne mbrojmë interesin publik, jam i interesuar për të drejtave njeriut por në fund të fundit mbrojmë interesin publik
Prokurori: Masat alternative në realitetin shqiptar shpesh bëhen të pazbatueshme. Mjaftohet me faktin jo më burg të dalë jashtë: Ok të dalë po si do ta zbatojmë masën alternative?, tha ai.





