Kreu i LSDM, Zoran Zaev ka kërcënuar partinë e Ali Ahmetit duke lënë të nënkupohet se nuk do ketë më një koalicion mes tyre si në zgjedhjet e kaluara.

Zaev ka thënë se është koha që BDI e Ali Ahmetit të kalojë në opozitë. Përplasja nisi kur BDI shpalli fushatën me sloganin dhe qëllimin ‘’Koha për kryeministër shqiptar’’.

“Kjo që promovohet sot nga BDI-ja është vetëm koncept nacional populist, asgjë tjetër. Besoj se nga kjo gjë do të humbë edhe BDI-ja. Qytetarët duhet t’i tërheqim si kandidatë, duke filluar nga unë dhe pastaj të gjithë të tjerët në politikë. VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja mbeten bashkë në opozitë dhe ata si BDI ndihmojnë me këtë narrativ që të kalojnë në opozitë. Vërtetë, pas 17 vitesh pozitë, është e shëndetshme për shtetin që BDI-ja të kalojë në opozitë por është e shëndetshme edhe për to sepse në opozitë partitë përmirësohen, reformohen, etj. Këtë e them si qëndrimin tonë në LSDM por në fund e përcaktojnë qytetarët në zgjedhje. Në fund, që ta verifikoj këtë qëndrim, le të mundohet pak BDI-ja të fitojë vota maqedonase, boshnjake, turke dhe nga bashkësitë tjera, ose VMRO-DPMNE-ja të përpiqet të fitojë vota shqiptare dhe nga bashkësitë tjera, atëherë të nominojnë kandidat për kryeministër”, tha Zaev.