Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për mediat këtë të hënë për të sqaruar përfundimisht raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Metës, “Venecia” konfirmoi se shkaku i përplasjes mes Kuvendit dhe Presidentit ishin veprimet antiligjore të ish-kryetarit të KED, Ardian Dvorani në mënyrën se si ai ka dërguar listat.
“Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-sënë vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjëme kohën e përcjelljes së listave të renditjes së kandidatëve te Presidenti dhe Kuvendi. Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial. Kjo mënyrë veprimi nuk u diskutua në KED. Për më tepër KED nuk veproi në mënyrë transparente. KED shpërfilli praninë e detyrueshme kushtetuese të AP si vëzhgues”, tha Meta.
Sa i përket vendimit për të mos dekretuar Arta Vorpsin, por Marsida Xhaferllarin, Meta tha se “Venecia” ka konfirmuar që veprimet e tij ishin në përputhje me ligjin.
“Për më tepër, nëse Presidenti do kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët, që është dhe numri minimal që parashikon Kushtetuta. Përfundimisht, kandidati i zgjedhur nga Presidenti ishte renditur ndër tre të parët nga lista e KED, pas zgjedhjes së Kuvendit të kandidatit të tretë të listës. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht.”
Gjithashtu sipas Metës, “Venecia” konfirmoi edhe faktin që betimi i një gjyqtari të Kushtetueses bëhet vetëm para Presidentit dhe kjo bëhet kushte për fillimin e detyrës





