Partia Demokratike do të zhvillojë nesër, më 10 prill, një tryezë debati të fokusuar te e ardhmja e Portit të Durrësit, një nga asetet më të rëndësishme ekonomike dhe strategjike të vendit.
Tema e diskutimit, “Porti i Durrësit apo Shqipëria han pa port?”, pritet të trajtojë ndikimet që mund të sjellë zhvendosja apo dobësimi i portit në ekonominë dhe sigurinë kombëtare

‘ Nesër, E premte, më 10 prill, ora 10:00, në Hotel “Bleart”, Shkëmbi i Kavajës, do të zhvillohet një tryezë debati e organizuar nga Partia Demokratike, nën kujdesin e Kryetarit, Prof. Dr. Sali Berisha.

Tema e diskutimit:

“Porti i Durrësit apo Shqipëria han pa port?”

Ky takim do të trajtojë një nga çështjet më të rëndësishme për të ardhmen ekonomike, strategjike dhe kombëtare të vendit: fatin e Portit të Durrësit dhe pasojat që sjell zhvendosja apo dobësimi i tij për Shqipërinë.

Ftohen të marrin pjesë qytetarë, ekspertë, përfaqësues të biznesit, dhe të gjithë ata që e konsiderojnë Portin e Durrësit një aset jetik për vendin.

📍 Vendndodhja: Hotel “Bleart”, Shkëmbi i Kavajës

🕙 Ora: 10:00

📅 Data: E premte, 10 prill

Ju mirëpresim! “, njofton Partia Demokratike.