Studime të reja shkencore po shqyrtojnë përdorimin e helmit të bletës si një trajtim plotësues në luftën kundër kanceri i gjirit, duke dhënë rezultate fillestare që konsiderohen premtuese.

Kërkimet janë përqendruar te përbërja e helmit, i cili duket se ka aftësi për të ndikuar drejtpërdrejt te qelizat kancerogjene.

Në kushte laboratorike, është vërejtur se ai mund të nxisë shkatërrimin e këtyre qelizave dhe të ngadalësojë rritjen e tumorit.

Po ashtu, helmi i bletës mund të pengojë përhapjen e sëmundjes në pjesë të tjera të trupit dhe të kufizojë lëvizjen e qelizave kancerogjene.

Në disa raste, efektet janë më të forta kur përdoret së bashku me kimioterapinë, duke e bërë trajtimin më efektiv.

Eksperimentet në laborator dhe te kafshët kanë treguar se kjo substancë mund të frenojë zhvillimin e tumorit, ndërsa ka një ndikim më të ulët te indet e shëndetshme, çka e bën një alternativë të mundshme për t’u studiuar më tej.

Ka edhe të dhëna të kufizuara nga pacientë, ku është parë ulje e madhësisë së tumorit dhe përmirësim i gjendjes së përgjithshme, sidomos kur është përdorur bashkë me trajtime të tjera.

Megjithatë, kjo metodë është ende në fazë studimi dhe nuk përdoret si trajtim standard. Për të arritur në përfundime të sigurta, nevojiten studime më të gjera dhe prova klinike që të vërtetojnë sigurinë dhe efektivitetin e saj.