Një krim i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Romë, ku një emigrant 41-vjeçar nga Shqipëria, në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë një thikë dhe ka vrarë një tunizian, të cilin e kishte konsideruar mik.
Viktima 33 vjeç ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, raportojnë mediet fqinje.
Dëshmitarët kanë thënë se përpara se të ndodhë krimi, mes shqiptarit dhe tunizianit ka pasur një sherr të dhunshëm, ndërsa ata ishin nën efektin e alkoolit.
Shqiptari, menjëherë pas krimit ka tentuar të arratiset. Autoritetet policore e ndoqën atë dhe e arrestuan pranë Stacionit të Trenit të Romës. Shqiptari ishte një person pa precedentë penalë, i pa skeduar më parë për aktivitet kriminal nga policia italiane.





