Nektari i luleve përmban sasi të larta alkoli. Për shumë zogj, nektari është burim energjie parësore dhe rezulton se nuk ka shenja intoksikimi në organizmin e tyre si pasojë e etanolit të marrë nga lulet.

Një studim i publikuar në revistën Royal Society Open Science ka analizuar sasitë e etanolit në 29 specie të ndryshme bimësh, duke gjetur prani të tij në 26 prej tyre.

Ndërkohë, ka specie shpendësh të vegjël që marrin në ditë një sasi nektari nga 50–150% të peshës së tyre, 0.2 gr për kg peshë. Zogjtë, bletët, por edhe insekte të tjera që ndikojnë në pjalmim, konsumojnë vazhdimisht alkool nga bimët ku ndalen, por metabolizojnë gjithçka në mënyrë tejet të shpejtë, saqë nuk qëndrojnë gjurmë në gjak.

Shkencëtarët nuk kanë arritur të perceptojnë apo vërtetojnë as shenja të dehjes tek shpendët, por padyshim studimet do vijojnë në këtë fushë, për të kuptuar më shumë mbi efektet dhe implikimet evolutive dhe fiziologjike të shumë specieve që janë vendimtare për jetën në planetin tonë.