Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë banorët që kanë dëmtim të shtëpisë me nivel dëmi DS1, DS2, DS3.
Arbana shkruan në Facebook se ata duhet të paraqiten në ambientet e bashkisë apo njësive administrative për të lidhur kontratat që të përfitojnë nga pagesat e Programit të Granteve për Rindërtimin, të akorduara nga qeveria shqiptare.
POSTIMI I PLOTË
NJOFTOJMË të gjitha FAMILJET që kanë dëmtim të shtëpisë me nivel dëmi DS1, DS2, DS3 të vijnë pranë Bashkisë, apo Njësive Administrative për të lidhur kontratat që të përfitojnë nga pagesat e Programit të Granteve për Rindërtimin, të akorduara nga Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Rama.
ZERO TAKSË, për procesin e granteve.
ZERO PAGESË, për procedurat e procesit të përfitimeve të granteve.
Nevojitet vetëm prania juaj me një kartë identiteti për të lidhur kontratën. Me të gjithë pjesën tjetër të procedurave merret administrata.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!





