Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë sot nga avokati Kujtim Cakrani, i cili është dhunuar nga dy persona.
Forcat blu thonë se pas marrjes së deponimit, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dhunës.
“Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi K. C me profesion Avokat, i cili ka bërë kallëzim se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Petoshati” Vlorë, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë goditur fizikisht me grushta për shkak të detyrës. Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, bëjnë me dije burimet zyrtare.





