Dy persona janë arrestuar në Shijak për organizim lojërash fati në dy lokale.

Mësohet se agjentët e krimit kanë zhvilluar një operacion mbrëmjen e së dielës, duke prangosur dy të rinjtë.

Ata akuzohen për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.