Rekord botëror për Under 20 dhe koha më e mirë absolute e vitit. Sprinteri 18 vjeçar fluturin në kampionatin australian të atletikës duke fituar garën e 200 m me kohën 19.67 sekonda, vetëm pak të dhjetat më shumë se rekordi botëror absolut i kësaj disipline i vendosur nga Usain Bolt prej 19.19 sekonda në vitin 2009. Atleti australian, në këtë mënyrë konfirmohet si një prej fenomenëve të atletikës ndërkombëtare.
‘E prisja këtë moment-tha Gout Gout, që tani është mes 6 atletëve nën 20 vjeç që kanë arritur të përshkojnë 200 m për më pak se 20 sekonda. Vetë Usain Bolt, në moshën e australianit e përshkoi distancën e 200 m me kohën 19.94 sekonda. Në këtë garë, 18 vjeçari Gout Gout e mbylli garën përpara Aidan Murphy që e përshkoi 200 m për 19.88 sekonda, koha e dytë më e mirë e vitit. ‘Kemi atletë të mrekullueshëm në Australi dhe stimulojmë njëri-tjetrin përtej limiteve. Dy sprinterë me kohë nën 20 sekonda, është diçka fantastike-shtoi Gout Gout.





