Një 64-vjeçar nga Kruja ka vrarë veten mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve paraprake që përcjell policia e Durrësit, sot rreth orës 07:45, në Krujë, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A.K., 64 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.





