Papa Leoni XIV i tha agjencisë së lajmeve Reuters këtë të hënë, më 13 prill se ai do vazhdojë të flasë kundër luftës pasi presidenti amerikan Donald Trump sulmoi kreun e Vatikanit.
Komentet Papa i bëri në bordin e avionit teksa është nisur drejt Algjerisë, ku i pari papë amerikan do fillojë një tur 10 ditor në katër vende afrikane.
“Nuk dua të futem në debat me të”, i tha Papa Leoni XIV gazetarëve.
“Nuk mendoj se mesazhi i Gospel duhet të abuzohet në mënyrën që disa po e bëjnë. Unë do vazhdoj të flas kundër luftës, duke dëshiruar të promovoj paqen dhe dialogun. Shumë njerëz po vuajnë në botë sot. Shumë njerëz të pafajshëm po vriten. Mendoj se dikush duhet të ngrihet dhe të gjejë një mënyrë tjetër. Të bekuar qofshin paqebërësit, unë nuk e shikoj rolin tim si politikan.”, tha Papa.
Papa Leoni XIV me origjinë nga Chicago ka folur me kritika ndaj luftës së SHBA-ve dhe Izraelit në Iran.
Në një kundërpërgjigje, Trump iu përgjigj kritikave të Papës.
“Papa Leoni është i dobët në politikat e jashtme”, shkroi presidenti amerikan në rrjetin e tij social “Truth’.





