Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi gazetarin Sokol Balla, duke e cilësuar si Sokol Balluku.

Në mbledhjen me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha theksoi se përmes televizionit që drejton, trillon dhe shpif për opozitën ndërkohë që mbron  regjimin e Edi Ramës, që sipas tij, po diskretitohet çdo ditë e më shumë.

“Edi Rama komandon dhe kontrollon një mori sahanlëpirësish dhe mediat e tyre. Imagjinoni ju e marr si shembull Sokol Ballën, Sokol Ballukun. Si ai janë disa që nga mëngjesi në darkë shpifin e trillojnë për opozitën dhe mbrojnë këtë regjim që po diskreditohet çdo ditë e më shumë, por ka marrë gjithë pushtetet në duart e tij. Një propagandë e shfrenuar e sahanlëpirësve. Përpiqen të mohojnë farsën elektorale të Edi Ramës”, tha Berisha.