Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Belgjika për në Greqi.
Shkak u bë një pasagjer palestinez 34-vjeçar i cili ka frikësuar një prej asistenteve stjuardesa në bord, duke ulur pantallonat. Ky veprim është kryer disa herë dhe sipas raportimeve të ‘Protothema”, ai nuk është qetësuar as pas ndërhyrjeve, duke shkaktuar panik tek udhëtarët.
“Një fluturim nga Brukseli për në Heraklion u kërcënua kur pasagjeri 34-vjeçar palestinez i uli pantallonat para një asistente fluturimi. Burri po kthehej nga Belgjika, ku kishte qenë për të vizituar të afërmit gjatë pushimeve të Pashkëve. Edhe pse ekuipazhi u përpoq vazhdimisht ta qetësonte dhe ta sillte në rregull, i riu nuk iu bind, duke rezultuar në tension gjatë fluturimit, deri në uljen në aeroportin “Nikos Kazantzakis”, informon media.
Menjëherë pas uljes në aeroport ai është prangosur dhe mbyllur në qeli.
Sipas informacioneve, i dyshuari nuk kishte konsumuar alkool dhe dyshohet se kishte deklaruar se kishte një keqkuptim të situatës në kabinë, se ndodhej në tualetin e avionit, prandaj i kishte ulur pantallonat.





