Policia e Tiranës njofton se rreth orës 17:30, në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr në katin e fundit të banesës në pronësi të shtetasit M.Ç., 60 vjeç.

Policia ka evakuuar banorët e pallatit, ku për fat nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.