Policia e Tiranës njofton se dy punëtorë, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia, duke pësuar dëmtime të shumta.

Uniformat blu informojnë se shtetasit  Y.C. 47 vjeç dhe S.M. 59 vjeç janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.