Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 48-vjeçarin nga Berati, Sokol Kapinova, pas ngacmimit seksual ndaj një vajze 5-vjeçare.

Kapinova ka pranuar ngjarjen e rëndë para togave të zeza, ndërsa ka rrëfyer edhe dinamikën e ngjarjes. 

Ai është shprehur se i ka gënjyer vajzat me ëmbëlsira dhe më pas i ka futur në banesë.

Pasi i futi në banesë, motra e 5-vjeçares filloi të bërtiste për ndihmë.

“Dy motrat 5 dhe 7 vjeçe po luanin në oborrin e pallatit. I kam gënjyer me ëmbëlsira dy vajzat. I kam futur në banesë. 7-vjeçarja ka bërtitur për ndihmë”, mësohet të ketë thënë në gjyq Kapinova.

Pas vizitës mjekësore, rezulton se 5-vjeçarja ka shenja të ngacmimit seksual.