Policia në Kuçovë arrestoi në flagrancë shtetasin P. P., 52 vjeç.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi bashkëshortja e tij, shtetasja P. P., 49 vjeçe, është paraqitur në spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë, pasi kishte pirë fotoksinë.
Kjo shtetase ka deklaruar se e ka pirë këtë medikament, pasi bashkëshorti e dhunonte në mënyrë sistematike. Shtetesja P. P. është transportuar në QSUT, për ndihmë më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.





