Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fotografi nga Roma, ku ndodhet për një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë shihet duke shqyrtuar disa dokumente, ndërsa shkruan se “po përsërit mësimet” përpara takimit me homologen Giorgia Meloni.

“Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt”, ka shkruar Rama.

Gjatë qëndrimit në Itali, Rama do të zhvillojë një takim me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, e më pas me Ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Më pas, ai do të udhëtojë për në Barcelonë të Spanjës, ku do të marrë pjesë në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”.

Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryeministrin Sanchez, Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

rama