Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur një vizitë zyrtare në Romë, ku u prit me ceremoni nga homologja e tij italiane, Giorgia Meloni, në Pallati Chigi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar Italia ndaj Shqipërisë. Ai bëri të ditur se gjatë kësaj vizite pritet të diskutohen dhe zhvillohen projekte konkrete me qëllim zhvillimin dhe sigurinë e vendit tonë.

“Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë”, shkruan Rama.