Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 22-vjeçarin Sebastiano Mali, i arrestuar si bashkëpunëtor për vrasjen e 40 vjeçarit Hekuran Billa.

Mali akuzohet se koordinoi atentatin fatal me armë ndaj Billës, mbrëmjen e së enjtes së 11 majit në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

I riu është nipi i Prel Markut, i vrarë me armë zjarri më 14 tetor të vitit 2006, për të cilin u dënua Billa. Hetuesit besojnë se krimi ka ndodhur për motive hakmarrjeje.

Mali u arrestua pak ditë pas vrasjes, ndërsa në pranga përfundoi edhe daja i tij, Viktor Marku, i cili u arrestua në Mal të Zi.