Disa dekada pasi Kurt Cobein u vetëvra, kitara me të cilën ai performoi gjatë performancës së tij legjendare MTV unplugged më 1993 është shitur me një çmim prej 6 milionë dollarësh.

Kitara akustiko-elektrike Martin D 18E që Cobain përdori për performancën e famshme në New York, vetëm pesë muaj para se të vriste veten në moshën 27-vjeçare është blerë nga sipërmarrësi australian, Peter Freedman, themelues i kompanisë Rde Microfones.

Edhe të tjera sende që i përkisnin Cobain kanë dalë nën çekiç vitet e fundit, përfshirë kitara të tjera apo edhe trikoja e djegur me cigare me të cilën ai performoi gjatë MTV Unplagged që u ble për 334 mijë dollarë.

Ndërsa një pjatë kartoni në të cilën Cobain kishte ngrënë një copë picë dhe më pas kishte shkruar një listë të koncerteve të Nirvanas, u shit për 22400 dollarë.

Performanca akustike e nirvanave gjatë serive të famshme MTV Unplugged, më 18 nëntor 1993, u shndërrua në atë që konsiderohet një nga albumet më të mëdhenj live në histori.

Në të u përfshinë hitet e grupit, si “About A Girl” dhe “Come As You Are” bashkë me disa kovera, ndër të cilët edhe ‘The Man Who Sold the World” i David Bowie.