Grupi militant Hezbollah ka mohuar përfshirjen në incidentin që la të vdekur një paqeruajtës francez dhe plagosi tre të tjerë në jug të Libanit.
Më herët, Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban deklaroi se një vlerësim fillestar tregon se zjarri erdhi nga aktorë jo-shtetërorë, duke lënë të kuptohet për përfshirjen e Hezbollahut.
Organizata njoftoi gjithashtu se ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se informacionet e deritanishme sugjerojnë përgjegjësi nga ana e Hezbollahut.
Nga ana tjetër, vetë Hezbollah reagoi duke u shprehur i “habitur” nga akuzat e nxituara, duke theksuar se është i nevojshëm koordinimi mes ushtrisë libaneze dhe UNIFIL-it, veçanërisht në kushtet aktuale të ndjeshme në rajon.





