Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama në vitin 2013 kur deklaronte se PS në qeveri do të hapet 300 mijë vende të reja pune.
Tabaku shkruan në Facebook, se Rama ka zhytur në varfëri dhe papunësi Shqipërinë dhe të vërtetën nuk mund ta fshehë asnjë propagandë.
“Premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat e përditshme kanë shoqëruar çdo ditë Edi Ramën në 7 vitet e keqqeverisjes së tij.
RAMAVIRUSI ka zhytur në varfëri dhe papunësi Shqipërinë. Vendi më i varfër në rajon që drejtohet nga Gënjeshtari më i madh në rajon! Asnjë formë propagande nuk mund ta fshehë të vërtetën.”, shkruan krahas videos.





