Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se i ka komunikuar Altin Dumanit, tre mbiemrat e rinj, që sipas tij i ka fituar për shkak të mos hetimit të trafikantëve. Duke folur për mediat, para SPAK-ut, Lideri i opozitës theksoi se Altin Hajri, në atë që sipas tij njihet si supervrasësi, është lënë i lirë nga Altin Dumani, pas pagesës prej 700 mijë euro.

Kryedemokrati tha ndër të tjera, se mbiemrat e rinj të Dumanit, vijnë edhe pas avokatisë që ky i fundit i bërë gjyqtares Irena Gjoka duke e amnistuar.

“Sot, i komunikova Altin Dumanit, Altin Troplinit dhe tre mbiemrat e tij të rinj, që i ka fituar për faqen e tij të zezë. Altin Hajro. Ju e dini që supervrasësi Hajro është i lirë për shkak të hetimit të Altin Troplinit, ku thuhet se pagoi 700 mijë euro. Tani ai së fundmi nga drejtësia është dënuar me burgim të përjetshëm. Është personi që ka sharruar trupin e Jan Prengës, por që jeton i lirë në shtëpinë e tij.

Troplini e mori nga Elvis Doçi, është i lirë Elvis Doçi sepse e njoftoi, e mbajti në xhep nga data 19 shkurt me 25 ose 26 e mbajti Irena me disa mbiemra, pastaj e mori ky deri me datë 21 maj dhe ai krijoi të gjitha bazat dhe jeton gjoja në ilegalitet. Farruku është Kreshnik Farruku nga Manza, i cili i pagoi një shumë disa milionëshe për t’ia ngatërruar CV-në e tij me të vëllait. Dhe së fundmi, më e merituara, Gjoka. Irena Gjoka i dhuron një mbiemër Altinit si shpërblim për mashtrimin e turpshëm që ky bëri dhe avokatinë e turpshme që i bëri një delinkuente,” tha Berisha.